Pyetje të shpeshta
Përgjigje për rezervimin, pagesën, bagazhin, dokumentet dhe ndryshimet. Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në WhatsApp.
Rezervimi
Si rezervoj një biletë?
Në faqen kryesore zgjidhni nga ku dhe ku udhëtoni, datat dhe numrin e udhëtarëve, pastaj shtypni Kërko. Zgjidhni fluturimin dhe tarifën, plotësoni emrat si në pasaportë dhe konfirmoni. Merrni menjëherë kodin e rezervimit në ekran dhe në email.
A duhet të regjistrohem për të rezervuar?
Jo. Mund të rezervoni edhe si mysafir. Regjistrimi është falas dhe anëtarët përfitojnë −5 € për çdo biletë një drejtim, −10 € për çdo biletë vajtje-ardhje, oferta flash 24-orëshe dhe zbritje në paketa.
Çmimi
A është çmimi që shoh çmimi përfundimtar?
Po. Çmimi në rezultate është totali për të gjithë udhëtarët e zgjedhur dhe përfshin biletën, taksat e aeroportit dhe tarifën tonë të shërbimit. Në pagesë nuk shtohet asgjë.
Pse ndryshojnë çmimet?
Kompanitë ajrore i ndryshojnë çmimet sipas kërkesës dhe vendeve të lira. Rezervoni sa më herët dhe përdorni kalendarin e çmimeve në rezultate për të parë ditët më të lira. Çmimi garantohet pasi të konfirmohet pagesa.
Pagesa dhe fatura
Si paguaj?
Pas rezervimit ju dërgojmë linkun e pagesës për të paguar me kartë përmes bankës, ose mund të paguani në zyrën tonë në Rr. Fehmi Agani nr 1, Prishtinë.
Sa kohë mbahet rezervimi pa pagesë?
Afati shfaqet në faqen e rezervimit, zakonisht deri në 24 orë. Pas afatit rezervimi i papaguar skadon automatikisht.
A marr faturë?
Po. Pas pagesës fatura del automatikisht dhe e shkarkoni nga emaili ose nga faqja Menaxho rezervimin.
Bileta dhe bagazhi
Kur e marr biletën?
Bileta pritet sapo të konfirmohet pagesa dhe ju vjen në email. E gjeni gjithmonë edhe te Menaxho rezervimin me kodin e rezervimit dhe emailin tuaj.
Sa bagazh kam të përfshirë?
Varet nga tarifa që zgjidhni. Para rezervimit, te detajet e fluturimit, shihni çka përfshin secila tarifë (çanta e dorës, bagazhi i dorës, valixhja). Madhësitë e sakta i cakton kompania ajrore.
Si bëhet check-in online?
Për biletat tona e bëjmë ne check-in-in për ju. Kur hapet (zakonisht 24 orë para nisjes) ju vjen email; plotësoni të dhënat e pasaportës te Menaxho rezervimin (mund të bëni edhe foto pasaportës). Boarding pass-et ju vijnë me email dhe i gjeni te rezervimi për t'i shkarkuar. Te kompanitë si Wizz Air, Ryanair, easyJet dhe Vueling check-in-i online është i detyrueshëm, përndryshe në aeroport paguhet tarifë.
Udhëtarët
Si rezervoj për fëmijë dhe foshnja?
Zgjidhni numrin e të rriturve, fëmijëve (2–11 vjeç) dhe foshnjave (nën 2 vjeç) gjatë kërkimit. Foshnja udhëton në prehër të një të rrituri, prandaj për çdo foshnjë duhet të ketë një të rritur.
Si shkruhen emrat e udhëtarëve?
Saktësisht si në pasaportë ose letërnjoftim, me shkronja latine pa ë dhe ç (p.sh. Arber, Cela). Ndryshimi i emrit pas lëshimit të biletës mund të kushtojë ose të mos lejohet.
Dokumentet dhe viza
A më duhet vizë për Evropë?
Që nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës me pasaportë biometrike udhëtojnë pa vizë në vendet Schengen, deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Në kufi regjistrohen gjurmët e gishtave dhe fotoja (sistemi EES). Sa ditë ju kanë mbetur e llogaritni falas te Kalkulatori Schengen 90/180. Për vendet jashtë Schengen-it, p.sh. Mbretërinë e Bashkuar, kontrolloni kërkesat për vizë para se të rezervoni.
Çfarë dokumentesh më duhen?
Pasaportë e vlefshme për gjithë kohën e udhëtimit (disa vende kërkojnë edhe 3–6 muaj vlefshmëri pas kthimit) dhe, kur kërkohet, vizë ose leje qëndrimi. Fëmijët kanë nevojë për dokumentin e tyre.
Ndryshimet dhe anulimet
A mund ta ndryshoj ose anuloj biletën?
Varet nga rregullat e tarifës (Light, Classic, Flex ose të ngjashme), të cilat shfaqen para rezervimit. Na shkruani me kodin e rezervimit dhe ju tregojmë opsionet dhe koston. Kur kompania lejon rimbursim, ju kthejmë shumën që na kthen kompania.
Çka ndodh nëse kompania e ndryshon ose anulon fluturimin?
Ju njoftojmë sapo ta marrim informacionin dhe ju ndihmojmë me fluturim tjetër ose rimbursim sipas rregullave të kompanisë.
Kontakti
Si ju kontaktoj?
WhatsApp dhe telefon: +383 44 333 307 · Email: info@flyfasttravel.com · Zyra: Rr. Fehmi Agani nr 1, Prishtinë. Përgjigjemi në shqip dhe anglisht.
