Politika e privatësisë
Përditësuar më 25 tetor 2026
1. Kush i përpunon të dhënat
Fly Fast Travel, Rr. Fehmi Agani nr 1, Prishtinë, Kosovë, info@flyfasttravel.com. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.
2. Cilat të dhëna mbledhim
- Rezervimi: emrat e pasagjerëve, datat e lindjes, gjinia, emaili dhe telefoni i kontaktit, fluturimet, pagesat dhe numrat e biletave.
- Check-in online: nëse na i jepni për check-in, të dhënat e pasaportës ose letërnjoftimit (numri, shtetësia, datat e lëshimit dhe skadimit) dhe boarding pass-et. Nëse ngarkoni foto të pasaportës, fotoja përdoret vetëm për leximin e të dhënave dhe nuk ruhet.
- Hotelet: destinacioni, datat, personat (përfshirë moshën e fëmijëve) dhe dëshirat tuaja për kërkesën e hotelit.
- Asistenti online: pyetjet që i shkruani asistentit. Nuk i ruajmë në databazë; mbeten vetëm në shfletuesin tuaj derisa ta mbyllni.
- Llogaria: emri, emaili, telefoni (nëse e jepni), pasagjerët që ruani dhe pëlqimi për ofertat me email.
- Faqja: statistika anonime të vizitave përmes Google Analytics, vetëm nëse i pranoni cookies-at.
Të dhënat e kartës bankare nuk kalojnë në sistemin tonë: pagesën e përpunon direkt banka.
3. Pse i përdorim
- Për të bërë rezervimin, për të prerë biletën dhe për t'ju dërguar dokumentet dhe njoftimet e udhëtimit.
- Për faturat dhe kontabilitetin, siç e kërkon ligji.
- Për ofertat me email, vetëm nëse jeni pajtuar. Mund të çregjistroheni kurdo te "Llogaria ime".
4. Me kë i ndajmë
Vetëm me ata që duhen për udhëtimin dhe shërbimin: kompanitë ajrore dhe sistemet e rezervimit (p.sh. Duffel), furnizuesit e hoteleve (p.sh. RateHawk), banka për pagesat, Anthropic (modeli AI për asistentin dhe për leximin e pasaportës nga fotoja; nuk i përdor të dhënat për trajnim), shërbimi i emailave dhe ofruesit tanë teknikë (Netlify për faqen, Supabase për databazën, me servera në Evropë). Nuk i shesim të dhënat tuaja.
5. Sa kohë i ruajmë
Rezervimet dhe faturat i ruajmë për aq kohë sa kërkon ligji për dokumentet financiare. Llogarinë e ruajmë derisa ta fshini ose të na kërkoni ta fshijmë. Të dhënat e pasaportës për check-in fshihen automatikisht 7 ditë pas kthimit, ndërsa boarding pass-et 30 ditë pas fluturimit.
6. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të të dhënave tuaja dhe të tërhiqni pëlqimin për ofertat me email. Na shkruani në info@flyfasttravel.com. Mund të ankoheni edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës.
7. Siguria
Lidhja me faqen është e enkriptuar (HTTPS). Fjalëkalimet ruhen të koduara. Stafi hyn në të dhëna vetëm me fjalëkalim dhe kod të dytë, dhe çdo veprim i tyre regjistrohet. Të dhënat e pasaportës ruhen të enkriptuara dhe çdo hapje e tyre nga stafi regjistrohet.
